Këshilli i Mediave Shqiptare priti një grup gazetarësh maqedonas

Më 26 janar, Këshilli Shqiptar i Medias priti në zyrën e saj, në Tiranë një grup gazetarësh maqedonas, pjesë e një vizite studimore të organizuar nga BIRN Maqedonia që kishte si qëllim shkëmbimin e përvojës dhe informacionit ndërmjet kolegëve. Përfaqësuesit e AMC diskutuan sfidat me të cilat përballet media shqiptare sot dhe përpjekjet e ndëmarra nga Këshilli për të nxitur vetë-rregullimin dhe gazetarinë cilësore në median e shkruar.

Ata u takuan me Anetarin e Bordit, z.Sokol Shameti dhe Drejtorin Ekzekutiv te Keshillit Shqiptar te Medias Z.Koloreto Cukali.

  1. Sokol Shameti, një anëtar aktiv i Këshillit deklaroi se një faktor thelbësor që ndikon negativisht në nivelin e gazetarisë në Shqipëri është shkolla e gazetarisë që promovon PR më shumë sesa gazetarë. Sipas Shameti, kjo vjen si rezultat i kërkesës së tregut duke marrë parasysh se gazetari nuk është i mire paguar.

Cukali u tha gazetarëve se “Një nga sfidat më të mëdha të Këshillit të Medias është të bindë pronarët që Këshilli i Medias është në të mirë të publikut, të gazetarëve por dhe të vetë medieve. Duke e përdorur në shumicën e rasteve për përfitime personale, për të krijuar marrëdhënie okulte me pushtetin dhe shpesh pa background gazetarie (frymë që), pronarët nuk kanë asnjë arsye që të pranojnë një autoritet që do i vinte fre abuzimit me median’.

Cukali shpjegoi se pamvaresish problemeve, Këshilli është i gatshëm të bëj përpjekje për të siguruar dhe përforcuar respektin për kodin e etikës si një formë nderaktive e vetë-rregullimit, përmes një mekanizmi të zgjidhjes së ankesave.

Gazetarët, që vijnë nga media të ndryshme ne Maqedoni, ngriten pyetje për të kuptuar më mirë arsyet që qëndrojnë prapa shkeljeve etike që ndodhin të jenë të zakonshme në median e shkruar shqiptare.

Kjo vizitë është e dyta pas asaj të organizuar në Nëntor në Beograd.